LAJMI I FUNDIT:

IPKO shpall tender për shtypjen e materialeve të ndryshme

IPKO shpall tender për shtypjen e materialeve të ndryshme

Kompania IPKO Telecommunications ka bërë ofertë publike për aplikim/ofertim konkurues për “shtypin e materialeve të ndryshme për IPKO”.

Sipas ofertës së publikuar nga IPKO, dokumentacioni me kushtet e përgjithshme për aplikim/ofertim mund të tërhiqet më 15, 16 dhe 17 korrik në ndërtesën e IPKO-s në Rr. “Zija Shemsiu” nr.34, Ulpianë, Prishtinë.

Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e poshtëshënuar, jo më larg se 24.07.2019, ora 15:00.

Oferta duhet të jetë e futur në zarf/ambalazh të mbyllur sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.

Artikull i sponzorizuar