LAJMI I FUNDIT:

IPKO, për 20 euro ofron televizionin kabllor dhe internetin

IPKO, për 20 euro ofron televizionin kabllor dhe internetin

IPKO ofron pako DUO (Televizion kabllor digjital dhe Internet), me përmbajtje ekskluzive të mbi 70 kanaleve shqiptare dhe të huaja, bashkë me shpejtësinë e internetit prej 1Mbps, për 19.95€ në muaj. Nga 1 shtatori, shërbimi i televizionit kabllor digjital po ofrohet edhe në qytetet: Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj.

Kompania telekomunikuese IPKO të martën zyrtarisht lansoi pakon e kombinuar DUO ( Televizion kabllor digjital dhe Internet) për një çmim të volitshëm prej 19.95 €, e cila do të ofrohet për klientët në Prishtinë dhe qytetet tjera të Kosovës ku jepen këto shërbime.

Të gjithë konsumatorët e kompanisë telekomunikuese IPKO, të cilët zgjedhin pakon DUO, kursejnë para, pasi që këto shërbime si të ndara kushtojnë 30€, ndërsa përmes pakos DUO, shërbimi i televizionit kabllor vjen për vetëm 19.95€.

DUO përmban Pakon Familjarë të televizionit kabllor digjital me më shumë se 60 kanalet televizive më atraktive në treg si dhe internet pa limit, prej 1mbps i vlefshëm për një muaj me mundësi të kyçjes nga dy kompjuter njëkohësisht.


Nga 1 shtatori, shërbimi i televizionit kabllor digjital do të ofrohet edhe në qytetet: Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj. Përveç qyteteve të lartë-përmendura, gjatë muajit shtator, kompania telekomunikuese IPKO do ta shtrijë rrjetin e televizionit digjital kabllor edhe në qytetet tjera të mëdha të Kosovës.

Oferta e televizionit kabllor digjital e ofruar nga IPKO, është bashkëpunim mes kompanisë IPKO dhe kompanisë nga Shqipëria, DigitAlb. /Telegrafi/