LAJMI I FUNDIT:

IPKO ofron Alcatel 2000 me pako, për të moshuarit!

IPKO ofron Alcatel 2000 me pako, për të moshuarit!

Sot gjatë ditës, telefonia mobile IPKO e ka prezantuar pakon e re kushtuar përdoruesve të saj më të moshuar, përkatësisht pakon Senior, e cila vjen bashkë me telefonin Alcatel 2000, dhe është pakoja e vetme e cila në mënyrë të veçantë i trajton nevojat e njerëzve në moshë.

Për vetëm 5 euro në muaj, perdoruesit më të moshuar të IPKO-së mund ta marrin telefonin Alcatel 2000 bashkë me Pakon Senior për 12 muaj, e cila përfshin 50 minuta çdo muaj, të cilat mund të përdoren me të gjithë operatorët mobil në Kosovë.

Përveç pakos, e veçanta e telefonit Alcatel 2000 është pulla e urgjencës. Në momentin që shtypet pulla, telefoni dërgon SMS në 5 numra të caktuar paraprakisht, thirren ata numra dhe lëshohet një alarm.

Totali i pakos për 12 muaj, bashkë me Alcatel 2000 është 60 EUR. (Telegrafi)