LAJMI I FUNDIT:

IPKO me pako për konsumatorët e rinj

IPKO me pako për konsumatorët e rinj

Kompania e telefonisë IPKO ka ardhur me pakot e fundit të telefonisë mobile, për konsumatorët e rinj. Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun, Alban Kastrati tha se konsumatorët e rinj kanë mundësi të zgjedhin njërin nga modelet e telefonave Samsung, të cilët vijnë me plan të veçantë tarifor që përmban numër, minuta për thirrje në të gjitha rrjetet mobile në Kosovë, SMS dhe MMS.

“Ne gjithnjë synojmë t’i përmbushim kërkesat e konsumatorëve tanë, ndërsa këto pako i plotësojnë nevojat e tyre specifike. Përveç telefonit të ri, ata gjithashtu do të komunikojnë lirshëm me miqtë dhe të afërmit e tyre me minutat dhe SMS-të të cilat ofrohen për disa muaj rresht”, tha Kastrati.

Keto shërbime për konsumatorët e rinj të IPKO-s për konsumatorët e rinj të telefonisë mobile, ofrohen përmes pakove Extra 3 dhe Extra 6.

Extra 3 është plan i lirë tarifor përmes të cilit konsumatorët marrin telefonin mobil Samsung E1080, një sim-kartelë me dy euro kredi, 50 minuta në muaj për thirrje në të gjitha rrjetet kombëtare, si dhe 50 SMS në muaj të cilët mund të dërgohen drejt operatorëve vendor apo ndërkombëtar. Çmimi i këtij plani tarifor për tre muaj është 29.95 euro.


Extra 6 është plani tjetër tarifor me të cilin vjen edhe modeli i telefonit me ekran të ndjeshëm në prekje – Samsung S3650, një sim-kartelë me dy euro kredi, 50 minuta për çdo muaj për thirrje në të gjitha rrjetet kombëtare, 50 SMS për çdo muaj të cilët mund të dërgohen drejt operatorëve vendor apo ndërkombëtar, 50 megabajt internet në mobil në muaj si dhe 50 MMS. Çmimi i këtij plani tarifor për gjashtë muaj është 99.95 euro.

Konsumatorët të cilët zgjedhin ndonjërën nga dy planet tarifore nuk duhet të bëjnë asnjë aktivizim, pasi që oferta aktivizohet automatikisht, ndërsa minutat dhe SMS-të do t’i bashkëngjiten automatikisht llogarisë së tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori