LAJMI I FUNDIT:

Ipko liron çmimet e thirrjeve për 50 për qind

Ipko liron çmimet e thirrjeve për 50 për qind

Prej ditës së hënë, Ipko ofron çmime edhe më të volitshme në telefoni mobile për të gjitha thirrjet brenda rrjetit dhe drejt operatorëve të tjerë mobil në Kosovë. Çmimet e zbritura për mesatarisht 50 për qind vlejnë për çdo ditë të javës. Oferta zgjat dy muaj nga koha e lansimit.

Që nga dita e hënë, të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO me parapagim si dhe ata të bizneseve me parapagim do të mund të komunikojnë me çmimet e zbritura brenda dhe jashtë rrjetit mobil IPKO në Kosovë, për mesatarisht 50 për qind më lirë.

“Tarifat me lirim fillojnë çdo ditë prej orës 20:00 në mbrëmje, deri në 08:00 në mëngjes, ndërsa konsumatorët nuk kanë nevojë për asnjë kod për aktivizimin e ofertës. Pas këtij intervali kohor, të gjitha thirrjet e bëra prej telefonisë mobile IPKO tariforen me çmimet standarde. Oferta zgjat dy muaj nga koha e lansimit”, është thënë në një komunikatë të Ipkos..

Oferta vlen për të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO në tërë territorin e Kosovës. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Kalo në kategori