LAJMI I FUNDIT:

IPKO dyfishon kredinë për çdo rimbushje

IPKO dyfishon kredinë për çdo rimbushje

Për çdo rimbushje të telefonit mobil në vlerë prej 7 deri në 100 euro, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO përfitojnë të njëjtën shumë si bonus nga operatori i tyre mobil. Sipas zyrtarëve të IPKO-së oferta vlen deri më 23 dhjetor.

Gjatë muajit dhjetor, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO do ta kenë edhe një arsye shtesë për të festuar ndërrimin e viteve, pasi që IPKO u ofron atyre kohë bisede falas, si dhuratë për çdo rimbushje mbi shtatë euro e më shumë.

Sa herë që konsumatorët e telefonisë mobile IPKO me parapagim si dhe ata të bizneseve rimbushin llogarinë e tyre të telefonit mobil në vlera prej shtatë euro e më shumë, do të fitojnë edhe shtatë euro tjera bonus nga operatori, të cilin mund ta përdorin për të bërë thirrje, dërgojnë SMS ose MMS, brenda një afati prej shtatë ditëve.

Lea Nimani, menaxhere e produkteve dhe shërbimeve në IPKO, tha se Për të fituar dyfshin e mbushjes në llogarinë e tyrel, konsumatorët nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë lloj aktivizimi.


“Me ofertën tanë për fundvit, konsumatorët individual si dhe ata të bizneseve me parapagim, pasi të bëjnë mbushje prej 7 euro e më shume, do të mund te flasin me konsumatorët tjerë të IPKO-s, pothuajse pa pagese, për një javë të plotë”, theksoi Nimani. /Telegrafi/