LAJMI I FUNDIT:

IPKO: Deri 2GB internet në mobil për klientët e bizneseve

IPKO: Deri 2GB internet në mobil për klientët e bizneseve

Me pakot e reja të internetit për mobil, konsumatorët e biznesit në IPKO do të kenë internet në telefonat e tyre mobil nga çdo vend dhe në çdo kohë, pasi që rrjeti të cilin ata e përdorin, tani e ka shumëfishuar kapacitetin e pakove GPRS (internet në mobil).

Konsumatorët e biznesit që dikur kanë përdorur pakon e GPRS me 250 megabajt, tani do të përdorin 2000 megabajt (2GB), ndërsa ata që kanë përdorur pako me 100 megabajt, tani do të shfrytëzojnë 500 megabajt internet në muaj, pa asnjë pagesë shtesë, thuhet në komunikatën e lëshuar nga IPKO-ja.

Në tabelën e mëposhtme mund t’i shihni pakot e biznesit të cilat përfshijnë edhe kapacitetin e rrritur me GPRS.


Në anën tjetër, në rezultatet e një hulumtimi të brendshëm të kompanisë IPKO, thuhet se 66 për qind e konsumatorëve të saj mobil përdorin internetin në telefonin e tyre mobil. Për më tepër, rreth 30 për qind e atyre që përdorin GPRS, thonë se internetin në mobil e përdorin rreth një orë në ditë.

Sipas hulumtimit me mostër reprezentative, rreth 80 për qind e përdoruesve të GPRS janë meshkuj të moshës mesatare deri në 34 vjet, ndërsa internetin në mobil ata më së shumti e përdorin për e-maila, rrjete sociale, shikimin e rezultateve të sportit, MSN ose Google Talk, YouTube, muzikë apo literaturë.

Përveç tërë territorit të Kosovës, ku IPKO ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë – përkatësisht 98.5 për qind të territorit, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO internetin në mobil mund ta përdorin edhe kur ata udhëtojnë jashtë shtetit, përmes shërbimit GPRS roaming. / Telegrafi /

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori