LAJMI I FUNDIT:

IPKO 4G shumë shpejtë edhe në qytetet jashtë Prishtinës

IPKO 4G shumë shpejtë edhe në qytetet jashtë Prishtinës

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës RTK), telefonia mobile IPKO ka njoftuar se përveç zgjerimit të rrjetit 3G dhe rritjes së kapacitetit do të fillojë edhe me ofrimin e rrjetit 4G nëpër qytetet e mëdha të Kosovës. Sipas deklarimit zyrtar të IPKO-së, ky zgjerim pritet të ndodhë në javët në vijim.

Sipas zyrtarit të IPKO-së, Alban Kastrati thuhet se IPKO brenda javëve të ardhshme do të fillojë me ofrimin e rrjetit 4G në të gjitha qytetet e Kosovës, si dhe me vazhdimin e zgjerimit të rrjetit 3G edhe nëpër zona rurale, projekt të cilin tashmë IPKO e ka filluar.

Në ndërkohë, shefi i ARKEP, Ekrem Hoxha ka folur për brezin e ri frekuencor të cilin do ta mundësojë rregullatori, dhe ka thënë se aktualisht operatorët mobil kosovar janë të licencuar për ofrimin e rrjeteve 3G dhe 4G, mirëpo sipas tij, brezi frekuencor nuk u lë atyre mundësi për shërbim të dëshirueshëm.


“Autoriteti duhet të vendos resurse frekuencore shtesë, në mënyrë që operatorët këto investime të mëdha që i kanë bërë në teknologji të mund t’i afrojnë më shumë për konsumatorët e tyre, për ta rritur shpejtësinë e internetit dhe për ta rritur përvojën pozitive nga përdorimi i komunikimeve elektronike”, ka thënë Ekrem Hoxha, kryetar i Bordit të ARKEP. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori