LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 Plus shitet më shumë se iPhone 6

iPhone 6 Plus shitet më shumë se iPhone 6

Kur iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus ishin lansuar në treg, nisur, iPhone 6 dukej se do të jetë modeli më popullor i telefonit të ri, edhe pse Apple ende nuk ka dhënë asnjë statistikë apo ndarje zyrtare rreth asaj se cili model i telefonit është shitur më shumë.

Tani, sipas një raporti të fundit nga DigiTimes thuhet se kërkesa për iPhone 6 Plus është me sa duket më e lartë se sa pritej, dhe njësitë e iPhone 6 Plus besohet se përbëjnë rreth 60 për qind të dërgesave aktuale.

Shitjet e iPhone 6 Plus thuhet se janë më të larta se sa pritej, duke marrë rreth 60% të dërgesave totale të modeleve të reja të gjeneratës së re të telefonave iPhone 6, ndërsa raporti është bazuar në raportin e shitjeve nga prodhuesit e pajisjeve, Foxconn Electronics dhe Pegatron Technology, sipas burimeve të industrisë.

Foxconn është përgjegjës për prodhimin e iPhone 6 Plus, ndërsa Pegatron bën prodhimin e iPhone 6, burimet kanë zbuluar.


Apple kohët e fundit i ka lansuar modelet e saj më të reja të telefonave në një sërë vendesh të reja, duke përfshirë edhe Kinën. Dhe me sa duket deri më tani, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus do të jenë dy pajisje shumë të kërkuara në Kinë, pasi që vetëm dje gjatë ditës, për 6 orë kinezët kanë blerë më shumë se 2 milionë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Kalo në kategori