LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 me safir do të jetë më i shtrenjtë

iPhone 6 me safir do të jetë më i shtrenjtë

Nëse Apple vendos që në iPhone 6 të fus ekranin me qelqin prej safiri, atëherë pritet që çmimi i telefonit të jetë më i lartë se zakonisht, apo ndoshta edhe pak i tepruar.

Me vetëm rreth një muaj para lansimit zyrtar të iPhone 6, spekulimet rreth telefonit më të famshëm mobil sa vijnë e rriten. Siç thuhet, Apple do ta zbulojë modelin e saj më të ri të telefonit iPhone 6, diku midis 9 dhe 19 shtatorit.

Shumë raporte dhe video online kanë pretenduar se iPhone 6 do të sjell mbrojtësin e ekranit prej safiri, në vend të qelqit konvencional të njohur si Corning Gorilla Glass.

Disa raporte më parë deklaruan se fabrika e cila do ta bëjë prodhimin e qelqit prej safiri ka hasur në disa probleme, dhe për këtë shkak, iPhone 6 me madhësinë e ekranit prej 5.5 inç do të vonohet.


Sidoqoftë, WSJ thotë se në qoftë se iPhone 6 vjen me ekranin e safirit, atëherë gjenerata më e re e iPhone 6 do të jetë shumë më e shtrenjtë se sa çmimi i zakonshëm, i cili pritet nga përdoruesit e telefonit të Apple.

Apple është duke e konsideruar përdorimin e qelqit nga safiri në iPhone 6 për shkak se ky lloj materiali është shumë më rezistent ndaj gërvishtjeve dhe thyerjes së ekraniti, për dallim nga varianti aktual i ofruar nga Gorilla Glass. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Teknologji
Kalo në kategori