LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 do të kushtojë 750 euro e më shumë!

iPhone 6 do të kushtojë 750 euro e më shumë!

Për një kohë të gjatë tashmë thuhet se Apple është duke punuar në dy versione të reja të iPhone 6, modele të cilat do të dallohen lehtë nga paraardhësit e tyre për shkak të ekranit më të madh.

Thashethemet e mëparshme sugjeronin se Apple mund të rrisë çmimin e gjeneratës së re të iPhone, i cili mund të jetë pak më i shtrenjtë në krahasim me modelin aktual iPhone 5s – i cili edhe aktualisht ka një çmim të lartë, në shumë tregje.

Sipas një raporti të ri thuhet se modeli i iPhone 6 me ekranin prej 4.7-inç do të kushtojë 750 euro, ndërsa modeli i iPhone 6 me ekranin prej 5.5-inç do të ofrohet për një kosto edhe më të lartë, ose rreth 950 euro.

Këto çmime janë shumë të larta, dhe fatkeqësisht ato do të mund të jenë të vërteta.


Raporti që i ka dhënë këto çmime ka cituar burime të operatorit mobil spanjoll Telefonica, të cilat sugjerojnë se çmimet e lartpërmendura janë të mundshme, edhe pse thuhet se operatori mobil është në bisedime me Apple, dhe ka shansa që çmimet të lirohen pak për përdoruesit e telefonisë së madhe mobile.

Edhe çmimet e iPhone 6 në SHBA thuhet se do të jenë të ngjashme, dhe do të sillen në një rang të njëjtë, prej 750-950 dollarë, pasi që edhe modeli aktual iPhone 5s është në dispozicion për 649 dollarë për versionin e lirë pa kontratë, dhe me16GB memorie të brendshme. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Motorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

Teknologji
Kalo në kategori