LAJMI I FUNDIT:

iPhone 5, me më pak pjesë të Samsung

iPhone 5, me më pak pjesë të Samsung

Siç e dimë tashmë, Apple do të prezantojë modelin e ri të telefonit – iPhone 5, të mërkurën e ardhshme më 12 shtator në ngjarjen e saj speciale për media.

Tani, sipas Reuters thuhet se Apple është duke përdorur më pak komponente të Samsung në iPhone 5, për siç thuhet, të zvogëluar shpenzimet e saj si dhe të tejkalojë çdo problem të mundshëm me rivalin e saj nga i cili morri 1 miliardë dollarë në një betejë ligjore.

Sipas këtij raporti, Apple do të përdor më pak çipa për RAM dhe ndriçuesin e saj, të cilin e prodhon Samsung, për tu fokusuar tek furnitorët tjerë për të mbuluar këtë zbrazëtirë.

Mirëpo, kjo nuk duket të jetë një lajm i keq për Samsung, njësia mobile e së cilës ka thënë se do të mbajë për vete komponentet e saj mobile, për të paraqitur në treg modele të avancuara të telefonave, sikurse është Galaxy SIII. / Telegrafi /