LAJMI I FUNDIT:

“IP-KOS” merr pompat e INA-s

“IP-KOS” merr pompat e INA-s

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), përmes një procesi konkurrues dhe të hapur përmes ankandit publik ka lëshuar me qira 10 pika të karburanteve në pronësi shoqërore.

Kompania “IP-Kos” e themeluar në janar të këtij viti ka marrë në shfrytëzim këto dhjetë pompa të derivateve të naftës që mbaheshin tash e 14 vjet nga “Kosova Petrol” në pronësi të Bedri Selmanit.
Hapja e ofertave është bërë më 28 tetor në mesin e 117 konkurrentëve është shpallur fitues kompania “IP-KOS” që është përfaqësuese bë tregun e Kosovës e kompanisë italiane “IP Gruppo API”.

Kjo kompani do të paguaj mbi 51 mijë euro në muj për shfrytëzimin e këtyre pompave dhe do ti shfrytëzojë ato për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi. /Zëri/Telegrafi/