Anghel Iordanescu ashtu si Gianni De Biasi qan rastet e humbura dhe mungesën e fatit në dy ndeshjet e para të Grupit A kundër Francës dhe Zvicrës.
Në konferencën e shtypit përpara takimit të Lyonit, trajneri rumun theksoi fillimisht se Rumania ka luajtur si e barabartë si me Francën ashtu edhe me Zvicrën, por rastet e krijuara nuk u finalizuan në gola. Në vijim, ai e cilësoi Shqipërinë një skuadër të mirë dhe mori shembull ndeshjen e Marsejës ku kuqezinjtë rezistuan për 89 minuta
“Jam i sigurt se Shqipëria do të japë maksimumin për të arritur fitoren e parë por edhe në duam të bëjmë një ndeshje të mirë por duhet të jemi konstantë për 90 minuta. Skuadra duhet të kontrollojë ndeshjen, me pak fjalë, duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Po kalojmë një moment delikat me tre lojtarë, por nuk mund të flas nëse do të jenë ose jo të gatshëm. Ne të gjithë dëshirojmë të luajmë më shumë se këto 90 minuta në europian, ky është objketivi jonë i vetëm”.
Trajneri i Rumanisë flet më tej edhe për mundësinë e kualifikimit me vetëm dy pikë, duke u shprehur se një hipotezë e tillë është e pamundur.
“Shpresoj që skuadra të kuptojë se duhet të japë gjithçka për t’u kualifikuar. Me dy pikë nuk do të arrijmë t’ia dalim mbanë. Djemtë duhet të kuptojnë se kjo është mundësia më e mirë që ka gjenerata e tyre. Ky është një rast që të vjen vetëm një herë në jetë dhe ne duhet të jemi shumë të vendosur për t’ia dalë mbanë. Duhet të ushtrojmë sa më shumë presion, të jemi agresivë dhe të përqëndruar për 90 minuta”.
Në fund, trajneri rumun shtoi se ditët në dispozicion të skuadrës për të përgatitur sa më mirë ndeshjen e tretë të grupit nuk kanë mjaftuar dhe fakti që programi stërvitor ndryshoi gjatë orëve të fundit, e ka vendosur në vështirësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame