LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi i pakënaqur me mosaktivizimin

Inzaghi i pakënaqur me mosaktivizimin

Sulmuesi legjendar i Milanit, Pippo Inzaghi, thotë se ai është i pakënaqur me mosaktivizimin e tij këtë sezon, por do ta respektojë vendimin e trajnerit.

“Nuk më pëlqen të qëndroj në stol, sigurisht. Por Leonardo ka qenë i qartë dhe ka shpjeguar vendimin. Nuk mund ta rrezikoj ekipin për dëshirë timen”, ka thënë Inzaghi.

“Jemi duke kaluar momente jo të këndshme, na mungon vetëbesimi dhe vetëm rezultatet e mira do të na shtyjnë përpara”, ka shtuar italiani.