LAJMI I FUNDIT:

Investitorët largojnë 350 mln euro fitime nga Shqipëria

Investitorët largojnë 350 mln euro fitime nga Shqipëria

Transferimi i fitimeve të realizuara në Shqipëri nga investitorët e huaj arriti në 350 milionë euro gjatë vitit 2009, bëhet e ditur nga statistikat mbi bilancin e pagesave që u publikuan së fundmi nga Banka e Shqipërisë. Transferimi i fitimeve qe afërsisht 35 për qind më i lartë se në vitin 2008, pavarësisht krizës që filloi në tremujorin e fundit të vitit 2008 dhe që uli edhe fitimet.

Nëse bankave nuk do t’u ishte ndaluar transferimi gjatë 2009-s (si një masë që mori Banka e Shqipërisë në mënyrë që sistemi bankar të ishte më rezistent ndaj krizës globale financiare), atëherë kësaj do t’i ishin shtuar dhe një pjesë e lartë e fitimit prej rreth 85 milionë eurosh që kishin bankat me pronësi të huaj gjatë 2008-s.

Shuma e transferuar gjatë 2009-s ishte gati sa gjysma e të ardhurave që u siguruan nga eksporti dhe sa 45% e parave që emigrantët sollën në vend në 2009-n. Shkaku kryesor i rritjes së sasisë së fitimeve të transferuara lidhet sërish me projektin e rrugës Rrëshen-Kalimash, pasi afërsisht një e treta e parave të shpenzuara nga qeveria u transferuan nga kompanitë sipërmarrëse në formë fitimi neto.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur thellimi i deficitit tregtar kishte çuar në përkeqësimin e deficitit të llogarisë korrente, viti 2009 nxori në pah një tjetër element: niveli i lartë i fitimeve, që po transferoheshin jashtë, ishte mjaft i lartë, në një kohë që të ardhurat hyrëse nga investimet u zvogëluan (investimet e shqiptarëve jashtë duket se dhanë më pak fryte për shkak të krizës globale).


Zëri i të ardhurave nga investimet kaloi për herë të parë në bilanc negativ në 2008-n, duke u thelluar ndjeshëm në 2009-n. Hemorragjia pritet të vijojë edhe këtë vit, pasi bankat nuk e kanë më kufizimin në të drejtën e transferimit të fitimeve dhe u lind e drejta të transferojnë si fitimet e pakta të realizuara në vitin 2009, ashtu edhe fitimet e bollshme të realizuara në vitet paraardhëse. /shqip/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori