LAJMI I FUNDIT:

Investimet e Trustit shtohen për 13 milionë euro

Investimet e Trustit shtohen për 13 milionë euro

Gjatë muajit shatorë Trusti ka pasur kthim pozitiv dhe rritje të vlerës s mjeteve të investuara për rreth 13 milionë euro. Sipas një njoftimi në uebfaqen zyrtare të Trustit gjatë këtij muaji, investimet e Trustit akne shënuar rritje për 2.95 për qind, krahasuar me muajin gusht.

Ky kthim pozitiv ka ndikuar që çmimi i aksionit të Trusti-t të rritet nga 0.97 euro që ishte në gusht, në 1.00 euro në shtator. Rezultatet e investimeve të muajit shtator kanë bërë që për vitin 2010 rezultati i kthimeve pozitive nga investimet deri në fund të muajit shtator të kap vlerën e rreth 11 milionë eurove, apo një rritje prej 1.94 për qind për periudhën janar-shtator 2010.

Gjithashtu, kthimi ndikoi në gjendjen e përgjithshme të mjeteve në menaxhim që Trusti ka. Kështu, vlera e mjeteve në menaxhim u rrit nga gushti në shtator nga rreth 429 në rreth 449 milionë euro, rritje prej 20 milionë euro, përfshirë këtu edhe kontributet e reja pensionale.

Kthimi në investimet e Trusti-t në shtator është ndikuar më së shumti nga përmirësimi i ndjeshëm i tregut të aksioneve në tregjet kryesore globale. Gjithsesi ky rezultat pozitiv i tregut të aksioneve është ndikuar nga rritja ekonomike e tregjeve në zhvillim, kryesisht atyre aziatike, dhe përmirësimi i përgjithshëm i të ardhurave të korporatave ndërkombëtare. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

allweb
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori