LAJMI I FUNDIT:

Investimet e Serbisë në Kosovë janë te panevojshme

Investimet e Serbisë në Kosovë janë te panevojshme

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Meli Krasniqi tha se janë të panevojshme investimet e Serbisë në Kosovë, duke shtuar se qeveria e Kosovës ka investuar më shumë në veri, apo në zonat tjera të banuara me serbë se sa në pjesë tjera të Kosovës.

Ai tha se deklarimet për investime në zona të banuara me serbë janë eksperimente të Serbisë dhe janë të papranueshme për qeverinë e Kosovës.