LAJMI I FUNDIT:

Interi mposht Parmën me vështirësi

Interi mposht Parmën me vështirësi

Interi ka shënuar fitore të vështirë, por të merituar kundër Parmës.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Parmës, ka përfunduar me fitoren e zikaltërve me rezultat 2-0.

Nerazzurët e patën të vështirë ta gjenin rrjetën e portës kundërshtare, mirëpo këtë e arriti Samuel Eto’o në minutën e 71-të me një gol të bukur.

Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt, sulmuesi Diego Milito dyfishoi epërsinë për ta vulosur fitoren e kampionit në fuqi.


Me këtë fitore Nerazzurët gjenden dy pikë pas Juventusit pas javës së tretë në Serie A, ndërsa veç tjerash, kjo fitore do t’i shërbejë Interit për të ngritur vetëbesimin para ndeshjes së vështirë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.