LAJMI I FUNDIT:

Interi dërrmon Milanin

Interi dërrmon Milanin

Interi i ka mbajtur ligjërata futbolli rivalit të përjetshëm nga qyteti i Milanos, Milian, në derbin lokal duke e mposhtur me rezultat 4-0.

Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në San Siro, ndërmjet Interit dhe Milanit, takim i njohur si Derby della Madonnina, shfaqi vetëm një skuadër në fushë- atë me fanellat zikaltër.

Kampioni në fuqi i Serie A kaloi në epërsi në minutën e 29-të, me anë të transferim të sivjetmë, Thiago Motta, i cili pranoi topin nga Diego Militio për ta mposhtur portierin Storari.

Goli i dytë erdhi shtatë minuta më pas (36’) nga pika e bardhë pas ndërhyrjes së Gennaro Gattusos në Samuel Eto’o-n, ndërsa ekzekutues i penalltisë ishte argjentinasi Milito.


Nga minuta e 40-të, Milani mbeti pa mesfushori Gennaro Gattuso, i cili u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes në Wesley Sneijderin, duke ia vështirësuar edhe më shumë punët skuadrës së tij.

Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1), pas një loje të mirë ndërmjet Militos dhe Maiconit, ky i fundit e mposhti sërish portierin Storari.

Me këtë disavantazh të lartë dhe me mungesën e një lojtari, Rossonerët nuk mundën të bëjnë asgjë në pjesën e dytë, porse kanë mundur të ndëshkohen disa herë.

Megjithatë në fragmentin e dytë të lojës u shënua vetëm një gol, një supergol nga mesfushori zikaltër Dejan Stankovic (67’), i cili vendosi rezultatin përfundimtar në ndeshje duke e fundosur kështu skuadrën e Milanit.