LAJMI I FUNDIT:

Inter ofron 25 milionë për Gourcuff

Inter ofron 25 milionë për Gourcuff

Sipas mediave franceze, kampioni i Serie A, Interi, është i gatshëm të ndajë 25 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Bordeaux, Yoann Gourcuff.

Ish-lojtari i Milanit sezonin e kaluar e kaloi si i huazuar te Bordeaux ku arriti të fitojë titullin e kampionit të Francës si dhe titullin e lojtarit më të mirë.

Bordeaux vendosi të shfrytëzojë rastin dhe të bëjë të përhershëm transferimin e tij, duke harxhuar 15 milionë euro. Por mediat në Itali tashmë disa ditë kanë shkruar se Gourfuff është pjesë e listës së dëshirave të Jose Mourinhos.

Së fundi, Le Parisien shkruan se presidenti i Interit ka shprehur dëshirën për ta rikthyer mesfushorin në Serie A dhe ka paralajmëruar se është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro.


Megjithatë besohet se kampioni i Francës nuk dëshiron të dëgjojë për shitjen e Yoann Gourcouff, pavarësisht se do të mund të fitonte 10 milionë euro.

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Premier League
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori