LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca britanike: Aeroplani luftarak rus ka bombarduar gabimisht Belgorodin

Inteligjenca britanike: Aeroplani luftarak rus ka bombarduar gabimisht Belgorodin

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka nxjerrë në pah raportet që sugjerojnë se një aeroplan luftarak rus ka hedhur aksidentalisht një bombë në një zonë civile në Belgorod.

Informacioni i inteligjencës britanike lidhet me një incident më 4 maj dhe jo me sulmin me dron të forcave ukrainase në Belgorod, shkruan skynews.

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie
Lexo po ashtu Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

“Është raportuar se një aeroplan luftarak rus lëshoi aksidentalisht një municion FAB-500 në një zonë civile në Belgorod, Rusi më 4 maj 2024. Guvernatori rajonal i Belgorodit Vyacheslav Gladkov konfirmoi shpërthimin dhe dëmtimin në rrugën Razdobarkina, Belgorod pa identifikuar shkakun”, thuhet në njoftim.


“30 shtëpi dhe 10 vetura u dëmtuan, ku pesë persona që kërkonin kujdes spitalor, gjë që ilustron fuqinë shkatërruese të municioneve. Ky nuk është një incident i izoluar. Më 18 shkurt thuhet se një FAB-250 u lëshua në Soloti në zonën e Belgorodit që çoi në evakuimin e 150 banorëve”, shkruan më tutje.

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?
Lexo po ashtu Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Ndryshe, këto raste tregojnë paaftësinë e vazhdueshme të Rusisë për të përdorur me sukses municionet e tyre në objektivat e synuara. “Gabime të tilla kanë pasoja shkatërruese dhe vdekjeprurëse për popullatën ruse”, përfundoi inteligjenca.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Kalo në kategori