LAJMI I FUNDIT:

Integrimet euro-atlantike përplasin LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në

Integrimet euro-atlantike përplasin LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në

Përplasjet ndërmjet pozitës dhe opozitës për çështjet e euro-integrimeve të vendit kanë vazhduar edhe ditën e sotme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së, qytetarët presin anëtarësim në NATO dhe BE, por pa u prekur identiteti. Kjo parti kërkon nga Zaevi që të mos bëjë ndonjë marrëveshje, siç thonë, në dëm të popullit maqedonas.

Nga ana tjetër, LSDM-ja paralajmëron hapjen e perspektivës euro-atlantike të vendit, duke i bërë thirrje edhe OBRM-PDUKM-së që t’i mbështetë proceset reformuese./Telegrafi/