LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati, për një muaj u shqipton 92 gjoba punëdhënësve

Inspektorati, për një muaj u shqipton 92 gjoba punëdhënësve

Inspektorati i Punës ka publikuar raportin mbi të gjeturat gjatë fushatës vetëdijesuese dhe inspektuese, ku thuhet se në muajin maj të këtij viti janë realizuar gjithsej 1548 inspektime, ku janë inspektuar 11402 punëtorë. Prej tyre, janë evidentuar 249 persona pa kontrata pune, ndërsa për punëdhënësit që nuk e kanë respektuat ligjin janë shqiptuar 92 gjoba.

Zëvendësministrja e Ministrisë së punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj-Beqaj, tha se kjo fushatë ka pasur efekt pozitiv dhe se këto aktivitete do të vazhdojnë.

“Do të këtë tero tolerancë për subjektet që mbajnë punëtorë pa kontrata pune”, ka thënë ajo.


Po ashtu, ajo theksoi se janë në bisedime për krijimin e një linje të re telefonike për lajmërimin e çdo punëtori që ka problem dhe që duan ta lajmërojnë padrejtësinë që u bëhet gjatë punës.

Ndërsa, kryeinspektori i TEIP, Basri Ibrahimi, tha se gjatë fushatës vetëdijesuese, por edhe gjatë fushatës inspektive, janë përqendruar kryesisht në dy kriteret themelore: punëtor pa kontrata pune dhe punëtor pa pajisje personale mbrojtëse.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014, ku Inspektorati i Punës pati realizuar 779 inspektime, në muajin maj 2015 janë realizuar 1548 inspektime. Gjithashtu, në maj 2014 janë shqiptuar gjashtë gjoba, ndërsa në maj 2015 janë shqiptuar 92.

Gjithashtu, është paralajmëruar se gjatë muajit të ardhshëm Inspektorati i Punës do të fokusohet për inspektime kryesisht tek kompanitë e sigurimit fizik, si dhe te ato të mirëmbajtjes. Një tjetër sektor që do t’i kushtohet vëmendje është edhe sektori i arsimit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori