LAJMI I FUNDIT:

Insig dhe Elsig përgënjeshtrojnë Sigurinë rreth pagesës për kartonin e gjelbër

Insig dhe Elsig përgënjeshtrojnë Sigurinë rreth pagesës për kartonin e gjelbër

Bie poshtë vendimi për përgjysmim të pagesave për sigurimin e automjeteve të mërgimtarëve. Për këtë hap nuk kanë rënë dakord përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve.

Takimi është mbajtur në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, në të cilën nuk u lejua qasja e KTV-së. Rrahim Pacolli, nga kompania e sigurimeve Siguria, ka akuzuar thuajse të gjitha kompanitë që, sipas tij, nuk kanë pranuar të përgjysmohet çmimi. Ai ka thënë se kanë qenë pikërisht këto kompani që kanë penguar marrjen e kartonit të gjelbër.

Por Pacollin e ka përgënjeshtruar Altin Majko, drejtor i kompanisë së sigurimeve “Insig”.


Ai i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se Pacolli nuk ka propozuar uljen, por ka insistuar që ta kryesojë mbledhjen.

Edhe Rexhep Idrizaj nga kompania ELsig ka thënë se mbledhja nuk është zhvilluar fare, kështu që Pacolli nuk ka pasur ku ta bëjë atë propozim.

As Majko nga Insig e as kompanitë e tjera nuk kanë pranuar të tregojnë se cili është qëndrimi i tyre rreth përgjysmimit të çmimit.

Nga shitja e policave të sigurimit në mungesë të kartonit të gjelbër kompanitë e sigurimeve vitin e kaluar kanë fituar mbi 14 milionë euro, apo 12.4% më shumë se në vitin 2013.