LAJMI I FUNDIT:

INPO: OShP peng i politikës, pasojat i bartin autoritetet kontraktuese, operatorët ekonomik dhe qytetarët

INPO: OShP peng i politikës, pasojat i bartin autoritetet kontraktuese, operatorët ekonomik dhe qytetarët

Organizata Iniciativa për Progres (INPO), sot nëpërmjet konferencës për media ka publikuar raportin se Organi shqyrtues ka mbetur peng i politikës, ndërsa pasojat i bartin autoritetet kontraktuese, operatorët ekonomik dhe qytetarët.

Hulumtuesi i Lartë në INPO, Qëndrim Arifi, pasi shpjegoi rolin dhe rëndësinë e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), potencoi se historikisht, përkatësisht që nga viti 2013, problemet me funksionalizimin e këtij bordi kanë filluar qysh në momentin kur nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës është kërkuar që të zëvendësohen anëtarët të cilëve u ka skaduar mandati.


Arifi shtoi se me mos funksionim total OShP ka mbetur në periudhën kohore në mes të viteve 2013-2014, gjithsej shtatë muaj dhe tani në mes të viteve 2021-2022, ku kanë kaluar 11 muaj dhe OShP ende nuk ka bord.

“E gjithë kjo për shkak të politikës dhe mos dakordances se kush duhet të jetë kryetar dhe anëtarë i këtij bordi që ligjërisht duhet të jetë i pavarur. Nga kjo papërgjegjësi e Qeverisë dhe Kuvendit, përkatësisht politikës, pasojat i bartin autoritetet kontraktuese për shkak se nuk mund t’i zhvillojnë aktivitetet, operatorët ekonomik për shkak se nuk mund të marrin kontrata dhe të gjenerojnë të hyra dhe qytetarët të cilët nuk mund t’i gëzojnë projektet për shkak se të njëjtat janë të pezulluara”, tha ai.

Arifi gjithashtu theksoi se të gjeturat e hulumtimit tregojnë që gjatë periudhës mars 2021 – janar 2022 në këtë organ janë parashtruar gjithsej gjashtëqind e shtatë (607) ankesa, ndërsa vlera e parashikuar e aktiviteteve të prokurimit të pezulluara si pasojë e ankesave në OShP është mbi 313 milionë euro.

Monitoruesja e INPO-s, Leorenta Alija theksoi se rezultatet e hulumtimit tregojnë që OShP në këtë situatë, pra pa bord funksional është duke funksionuar vetëm me sekretariat, i cili përveç administrimit të ankesave dhe caktimit të ekspertëve shqyrtues nuk ka ndonjë kompetencë tjetër lidhur me shqyrtimin e ankesave.

Tutje, Alija potencoi se ky bllokim i aktiviteteve në OShP për muaj të tërë, vije edhe si pasojë e mosveprimit të autoriteteve kontraktuese.

“E gjithë kjo për faktin se OShP është organ i administratës dhe mos nxjerrja e vendimit brenda afateve kohore nënkupton mosveprim të administratës dhe kompetenca për vendosje kalon në gjykatë. Duke u bazuar në këtë fakt, bordi i ardhshëm, nuk ka kompetencë për shqyrtimin e ankesave të cilave u ka skaduar afati për vendosje.

Se bordi i ri i OShP-së nuk ka kompetencë dhe nuk do t’i shqyrtoj ankesat e pasafatshme e dëshmon fakti se edhe në vitin 2014 bordi i ri i OShP-së nëpërmjet konkluzionit të datës 26.03.2014, në mënyrë unanime kishte vendosur që ta refuzoj shqyrtimin e të gjitha ankesave që u kishte skaduar afati ligjor”, tha ajo.

Alija gjithashtu theksoi se është shqetësuese që në shumicën e rasteve autoritetet kontraktuese nuk kanë marrë asnjë veprim lidhur me aktivitetet për të cilat ka ankesa në OShP dhe afati për vendosje u ka skaduar.

“Pra, janë pezulluar aktivitetet ku në mesi e tyre ka edhe aktivitete të pezulluara më shumë se dhjetë  muaj, me arsyetimin se lënda është në OShP. Kjo përveç që dëshmon se autoritetet kontraktuese nuk janë shumë profesionale në mënyrë që të kuptojnë qartë dhe saktë ligjet administrative, në të njëjtën kohë është tregues që vendimet e tyre lidhur me aktivitetet e caktuara janë të kontestueshme dhe nuk kanë guxim profesional të vazhdojnë tutje me aktivitetin”, tha më tej ajo.

Monitoruesi i INPO-s, Valmir Ilazi potencoi se gjetjet tregojnë se si pasojë e mos funksionalitetit të OShP-së, AK-të janë duke përdorur procedurën e negociuara pa publikimin e  njoftimit për kontratë, përkatësisht procedurën  më jo transparente dhe në kundërshtim me lirinë e tregut, me pretekstin e bllokimit të aktiviteteve në OShP, ani pse ky bllokim vije edhe si pasojë e mosveprimit të AK-ve.

Pasojë shumë e madhe e mos funksionalizimit të OShP-së është edhe bllokimi i projekteve të ndryshme për AK-të.

“INPO për secilën komunë e cila ka aktivitete të bllokuara si pasojë e mungesës së vendimmarrjes në OShP ka evidentuar nga një aktivitet të rëndësishëm i cili ka mbetur i pa realizuar. Të dhënat e hulumtimit tregojnë se 27 Komuna kanë aktivitete të bllokuara në OShP, ndërsa vlera totale e parashikuar e vetëm nga një aktiviteti të bllokuar për secilën komunë kap shifrën e mbi 13 milionë euro”, tha ai.

Ilazi shtoi se pasojë e pakapërcyeshme do të jetë edhe rreziku i padive kundër AK-ve nga ana e OE-ve, për shkaktim të dëmit të shkaktuar lidhur me procedurat e prokurimit.

Një rrezik i shtuar është për komunat të cilat do të detyrohen që t’i anulojnë aktivitetet e iniciuara për shkak se nuk kanë më as zotim të mjeteve për to, sepse ka kaluar një vit kalendarik dhe buxheti sipas rregullave ligjore është kthyer përsëri në Qeveri për shkak të mos shfrytëzimit me kohë.

Monitoruesi i INPO-s, rekomandoi që Qeveria, përkatësisht Kuvendi t’i intensifikojnë punët në mënyrë që sa më parë të funksionalizohet ky organ me persona profesionist dhe me integritet. Autoritetet kontraktuese të mos përdorin procedura të cilat e minojnë transparencën dhe lirinë e tregut, me pretekstin që aktivitetet janë bllokuar në OShP.

Konferenca përfundoi me rekomandimin që autoritetet kontraktuese ta zbatojnë në përpikëri Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe Ligjin për Konfliktin Administrativ, përkatësisht mos të presin konstituimin e bordit të ri sepse i njëjti nuk ka kompetencë për vendosje lidhur me ankesat afati për shqyrtimin e të cilave ka skaduar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori