LAJMI I FUNDIT:

Inovacionet janë kyçe për përmirësimin e ekonomisë

Inovacionet janë kyçe për përmirësimin e ekonomisë

Inovacionet do ta kenë rolin vital në rritjen e pas krizës të vendeve në Evropë dhe Azinë Qendrore, vlerësoi Banka Botërore (BB).

Banka u rekomandon shteteve që të mos shkojnë drejt zvogëlimit të resurseve për inovacion në kuadër të konsolidimeve të tyre financiare.

Sipas raportit të BB-së, që sot duhet të shqyrtohet në forumin vjetor ekonomik për dituri në Paris, kriza ekonomike paraqet rast të madh për shtetet evropiane dhe ato të Azisë Qendrore për riorientimin e investimeve.

Në forumin pritet të theksohet se investimet në kapital njerëzor edhe përkundër krizës financiare, janë me rëndësi të madhe në afat të mesëm dhe të gjatë.