LAJMI I FUNDIT:

Iniesta: Nuk duhet të jem Kaka që të luaj mirë

Iniesta: Nuk duhet të jem Kaka që të luaj mirë

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se nuk ka nevojë të jetë si superylli brazilian i Real Madridit, Ricardo Kaka, për të luajtur futboll të mirë.

“Nuk duhet të jem Kaka që ta luaj futbollin tim. Ne jemi dy lojtarë të ndryshëm që po mundohemi të japim më të mirën për skuadrat tona”, ka thënë Iniesta, i cili ende nuk është aktivizuar në sezonin e ri, si pasojë e një infeksioni.

“Tash për tash po mendoj vetëm për (ndeshjen kundër) Getafe”, ka shtuar spanjolli në një intervistë për “AS”.