LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Gjermani përtej parashikimeve

Inflacioni në Gjermani përtej parashikimeve

Të dhënat zyrtare gjermane treguan se norma e inflacionit në Gjermani u rrit me 2.0 për qind në normë vjetore. Gjatë prezantimit të rezultateve të rishikuara dhe përfundimtare Zyra Gjermane e Statistikës njoftoi se kjo është norma më e lartë e regjistruar për inflacionin pas vlerës 2.4 për qind të inflacionit në muajin tetor në vitit 2008, kohë që përkon me kulmin e krizës së kreditit.

Zyra e statistikës raportoi paralelisht ringjalljen e çmimeve të shumicës pas rënies konstante të tyre të shkaktuar nga recensioni në ekonominë globale. Në muajin e parë të këtij viti u regjistrua rritej në normë vjetore me 9.4 për qind e çmimeve të shumicës.

"Çmimet e shumicës për muajin janar 2011 tejkalojnë edhe nivelin e regjistruar në korrikun e 2008 që përkon me kohën përpara shpërthimit të krizës së kreditit në shtetet e bashkuara të Amerikës", tha Zyra Gjermane e Statistikës në raportin e publikuar.

Nëse inflacioni gjerman do të ruajë ritmin e rritjes vjetore me 2 për qind, analistët paralajmërojnë se do jetë motiv i mjaftueshëm që banka qendrore europiane të rrisë normën bazë të interesit përpara parashikimeve në mënyrë që të ruajë stabilitetin e çmimeve. Kjo situatë do të rrisë edhe jelldin e bonove sovrane gjermane në një kohë kur pritet emetimi i bonove të reja në totalin e 302 miliardë euro. /Telegrafi/