LAJMI I FUNDIT:

I infektuar me coronavirus, por nuk izolohet

I infektuar me coronavirus, por nuk izolohet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është iniciuar rast ndaj një personi në Podujevë, pasi edhe pse ishte i infektuar me coronavirus, i njëjti nuk i është përmbajtur masave parandaluese për vet-izolim.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:10.


Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetizolim. /Telegrafi/