Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nëpërmjet një telegrami drejtuar presidentit Agim Ademi e ka falënderuar atë dhe ekipin e tij për pritjen e përzemërt më 30 shtator, në vizitën e tij të parë në Kosovë.
“Në emër të të gjithë delegacionit të FIFA-s, do të doja t’ju falënderoja ju dhe ekipin tuaj që na e keni mundësuar një pritje të përzemërt dhe mikpritje të ngrohtë, duke e bërë qëndrimin tonë shumë të veçantë me rastin e vizitës sonë në Kosovë javën e kaluar. Gjatë vizitës sonë, ne kemi ndarë shumë momente të rëndësishme. Vizita në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe takimi me administratën e FFK-së, takimi me Presidenten e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, takimet me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ishin sigurisht disa nga pikat kryesore”.
“Të gjitha këto momente të privilegjuara të përbashkëta na ofruan një mundësi për të shkëmbyer idetë dhe vizionin tonë për futbollin, për të shprehur mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit në Kosovë, veçanërisht futbollit të të rinjve dhe femrave, për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit dhe për të nënvizuar potencialin e Kosovës”.
“Koha e kaluar së bashku na lejoi gjithashtu të theksojmë rolin unifikues që ka sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti dhe rolin që mund të luajë në shoqëri, veçanërisht për të mirën e të rinjve, dhe për të diskutuar mundësitë kryesore që futbolli dhe sporti mund t’i ofrojnë shoqërisë”.
“Së fundi, dëshiroj t’ju siguroj se kjo vizitë ka përforcuar vendosmërinë tonë për të punuar së bashku për prosperitetin e futbollit dhe komunitetit në Kosovë, dhe gjithmonë mund të mbështeteni në përkrahjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj”.
“Duke ju falënderuar për të gjitha përpjekjet e ndërmarra dhe për kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillim të sportit tonë dhe të promovimit të vlerave të tij në Kosovë, pres me padurim, i nderuar President, t’ju shoh përsëri së shpejti”, ka shkruar Infantino. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

“Na shpëtoi disa herë”, tifozët e Real Madridit lavdërojnë ‘heroin e vërtetë’ përballë Atletico Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës