Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) së bashku me Fondacionin Friedrich Ebert (FES) sot mbajtën konferencën për media ku u prezantuan rekomandimet e shtjelluara në kuadër të analizës së shkurtër politike me temë “Papunësia në Kosovë: 3 metoda për krijimin e afro 20,000 vendeve të punës ne sektorin publik”.
Papunësia në Kosovë paraqet një prej sfidave permanente me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe politik bërësit në vend. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, raportohet që niveli i papunësisë në vend për vitin 2014 shënon 35.1%.
Kjo statistikë bëhet edhe më brengosëse kur kuptojmë që në vendin e ‘Evropianëve të Rinj,’ rreth 49% e popullsisë së Kosovës janë nën moshën 25 vjeçare dhe niveli i papunësisë për këtë shtresë të shoqërisë arrinë në 55.3%. Kjo analizë vjen si përgjigje ndaj nivelit të lartë të papunësisë në vend dhe mungesës së progresit ndër vite në krijimin e mundësive të reja për punësim.
Në fjalën përshëndetëse, Besa Luzha nga FES u shpreh që shpresojnë që me një analizë/rekomandim të tillë do të gjejnë përkrahës që pastaj do të mundësohej realizimi i studimeve dhe diskutimeve edhe më të thella, në mënyrë që masat e propozuara të shndërrohen në një plan të veprimit duke konsideruar edhe përkrahjen nga të gjitha institucionet që të merren masa me rradhitje të duhur dhe me ekspertizën/infratsrukturën ligjore që do ta mundësonte implementimin e këtij plani.
Sipas Learta Hollaj, bashkëautore e punimit, Qeveria e Kosovës do të duhet që përfundimisht të vë si prioritet luftimin e papunësisë, një plagë që po e mundon shoqërinë kosovare vit pas viti.
“Andaj, lind nevoja për mobilizim të plotë drejt identifikimit të masave konkrete dhe me impakt të prekshëm, përkundër strategjive apo planeve të përgjithshme që nuk kanë sjell ende rezultate pozitive të prekshme”, ka thënë Hollaj.
Duke parë nevojën për veprim të menjëhershëm nga ana e Qeverisë së Kosovës, INDEP propozon tri masa të cilat do të kontribuonin në drejtim të krijimt të përafërsisht 20,000 vendeve të punës, me fokus në angazhimin e gjeneratave të reja në tregun e punës.
Rekomandimi i parë kërkon që të ulet mosha e pensionit nga 65 në 60 vjeç për sektorin publik. Duke u bazuar në të dhënat e paraqitura dhe duke marrë shkas nga përbërja demografike e Kosovës, lind nevoja për uljen e moshës së pensionit. Bazuar në të dhënat e Trustit Pensional të Kosovës, në vitin 2014, 17,479 punëtorë në institucionet publike ishin mbi moshën 60 vjeçare.
Fuqizimi i një mase të tillë do të krijonte hapësirë që këto vende të punës të plotësohen nga një fuqi e re punëtore, duke krijuar mundësi punësimi për përafërsisht 17,000 persona që janë aktiv dhe të papunë si dhe do të kriojeshin mundësi për punësim për profesionistët e rinj. Po ashtu, do të mundësohej angazhimi i një kapital të ri mendor dhe intelektual, që përfundimisht do të sillte një frymë inovative dhe moderne në administratën publike.
Propozimi i dytë kërkon që të ndalohet punësimi i shumëfishtë në sektorin publik. Sipas AKK, në vitin 2014, 1,555 persona ishin të angazhuar në dy vende pune, 312 në tre sosh, 31 persona mbajnë katër pozita zyrtare, 10 persona kishin 5 vende pune dhe një është i punësuar në 6 vende pune në sektorin publik. me fuqizim të menjëhershëm të një vendimi të tillë, do të hapeshin përafërsisht 2,000 vende.
Me një kalkulim të thjeshtë dhe duke u bazuar në të dhënat e AKK, me fuqizim të menjëhershëm të një vendimi të tillë, do të hapeshin përafërsisht 2,000 vende Sipas AKK, në vitin 2014, 1,555 persona ishin të angazhuar në dy vende pune, 312 në tre sosh, 31 persona mbajnë katër pozita zyrtare, 10 persona kishin 5 vende pune dhe një është i punësuar në 6 vende pune në sektorin publik. pune të cilat do të krijonin mundësi të reja për punësim.
Dhe së treti u prezantua ideja për krijimin e kredive tatimore. Duke u distancuar nga ideja e stimulimit të bizneseve që krijojnë vende të reja të punës në formë të dhënies së parave të gatshme, INDEP sugjeron që secili biznes që arrin të hap tri vende të reja të punës brenda një viti fiskal, qofshin ato kompani kosovare apo të huaja, të kenë mundësi të zbresin obligimet tatimore vjetore deri në shumën e rrogave të paguara për punëtorët e angazhuar.
Në kuadër të një skeme të tillë, bizneset që do të krijonin mundësi punësimi për persona që kanë qenë të papunësuar për më shumë se 6 muaj apo kanë një status special, do të sillte diversifikimin e tregut të punës dhe do të mundësonte orientimin e tij drejt ofrimit të mundësive të barabartë për të gjitha kategoritë.
INDEP thekson që tri masat e prezentuara përveç që do të kenë impakt pozitiv në krijimin e mundësive të reja për punë, ata detyrimisht do të kenë edhe implikime buxhetore. Mirëpo, për të kompenzuar shpenzimet që do të lindnin si pasojë e fuqizimit të tyre, INDEP propozon që:
Të rritet tatimi në të ardhura për punën e dytë; Të prezantohen tavane të reja për tatimin në të ardhurat mujore nga paga; Të bëhet riorganizim i orarit të punës në institucionet zyrtare; Të reduktohen dhe të menaxhohen në mënyrë më transparente mëditjet për udhëtimet zyrtare dhe të bëhet nivelizimi i rrogave në sektorin publik; Të anulohet fondi i kuadrove dhe të bëhet nivelizimi i pagave në sektorin publik.
Masat e rekomanduara i adresohen Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë akterëve që kanë rol vendimtar në përpilimin e politikave për të luftuar papunësinë në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe