LAJMI I FUNDIT:

Importojmë rrymë më shtrenjtë se që eksportojmë

Importojmë rrymë më shtrenjtë se që eksportojmë

Importi i Energjisë elektrike në Kosovë në dhjetë vitet e fundi ka arritur në 285 milionë euro që është baras me investimet që do të duhej të bëheshin për të ndërtuar një termocentral të ri, ndërkaq që investimet e bëra në këtë sektor ende nuk mjaftojnë për të plotësuar nevojat e një konsumi gjithnjë në rritje.

Këto janë disa prej konkludimeve të nxjerra nga raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2009, i cili të martën është aprovuar nga Komisioni për Ekonomi dhe Energjetikë në Kuvendin e Kosovës.
Në raport paraqitet gjendja e sektorit të energjisë, duke përfshirë prodhimin e rrymës, ngrohjen qendrore, si dhe rregullimin e sektorit të energjisë alternative dhe të gazit. Në raport thuhet se në rrjetin e shpërndarjes nuk janë bërë investime të mjaftueshme.

Edhe më tutje problemi më i madh mbetet kontrolli i shpenzimit të energjisë dhe niveli i lartë i humbjeve komerciale nga abuzimet në matje të energjisë dhe niveli i ulët i arkëtimit të energjisë së faturuar. Po ashtu ky raport tërheq vërejtjen për çmimet e larta me të cilat Korporata Energjetike e Kosovës po importon rrymë.
“Gjeneratorët vendorë nuk kanë prodhuar mjaft energji për të plotësuar nevojat e konsumit gjithnjë në rritje. Një pjesë e energjisë së munguar është importuar nga tregu rajonal me çmime relativisht të larta”, thuhet në këtë raport.
Sipas kryetares së Komisionit për Ekonomi të Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani, raporti paraqet një pasqyre reale për zhvillimet në këtë sektor.
“Është një raport që paraqet realisht gjendje në sektorin e energjisë duke përfshirë tarifat e energjisë dhe humbjet e larta që po i kushtojnë shumë ekonomisë”, ka thënë Selmani.
Ndër të tjera u bë e ditur që Kosova nuk merr pjesë në mekanizmin për kalkulimin e kompensimit ndërmjet operatorëve të sistemit të transmisionit për shkak të problemit me Serbinë. Humbjet e shkaktuara nga transiti mbulohen përmes tarifave nga konsumatorët e rregulluar. Kërkesa më e lartë për energji elektrike është shënuar në dhjetor të vitit 2009 dhe ka pasur vlerë prej 1051 megavat-orësh të rrymës.
Zyra e Rregullatorit të energjisë ka kompetencë të përcaktoj standardet e furnizimit me rrymë dhe në raportin që ka përgatitur kjo zyrë për vitin e kaluar thuhet se ajo në bashkëpunim me institucionet tjera të energjetikës në vend ka formuar grupin punues, i cili do të merret me përcaktimin e këtyre standardeve. Këto standarde sipas ZRRE-së do të përgatiten deri në korrik të këtij vendi. Energjia e pafurnizuar vjetore e konsumatorëve për shkak të defekteve, të cilat kanë ndodhur në rrjetin e operatorit të shpërndarjes është 2,84 gigavat-orë të rrymës.

Edhe prodhimi i linjitit gjatë vitit 2009 ka qenë më i vogël sesa që është paraparë me bilancin energjetik për vitin 2009, ndërsa konsumi ka qenë më i madh sesa që është planifikuar. Energjia e prodhuar në vitin 2009 është rritur për 6 për qind krahasuar me vitin 2008.


Energjia e faturuar ka qenë 57,20 për qind, ndërkaq nga energjia e faturuar janë arkëtuar rreth 80 për qind.
Kosova në vitin 2009 ka qenë importuese e energjisë elektrike me çmime të importit, të cilat janë sjellë nga 109 deri në 143 euro për një megavat të rrymë së importuar në kuartalin e parë të vitit dhe me çmime më të ulëta në kuartalin e dytë të vitit. Në vitin 2009 gjithsej është importuar rrymë në vlerë prej 46,2 milionë euro me çmim mesatar prej 75,77 euro për një megavat orë të rrymës së importuar.

Çmimi i eksportit ka qenë rreth 20 euro për megavat edhe KEK-ut i ka sjell të ardhura prej 2,3 milionë euro. Në dhjetë vitet e fundit, KEK-u ka shpenzuar 285 milionë euro në import të rrymës, ndërkaq nga eksporti i rrymës ka arkëtuar rreth 18 milionë euro.
ZRRE-ja në raportin e saj thotë se përballueshmëria e tarifave të energjisë elektrike mbetet sfidë në Kosovë krahas me vendet e rajonit për shkak të nivelit të shprehur të varfërisë.

Sipas raportit të ZRRE-së, Kosova edhe pas rritjes së tarifës së energjisë mbetet ndër vendet me tarifat më të ulëta në rajon. Sa i përket sistemit të ngrohjes qendrore edhe këtu arkëtimi ka qenë shumë i ulët me 53,31 për qind.
Në vitin 2009, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Zyrën e rregullatorit të Energjisë ka marr më shumë ankesa nga konsumatorët për vendimet që ua ka lëshuar atyre Korporata Energjetike e Kosovës për shfrytëzimin e paautorizuar të rrymës. Nga 318 ankesa të konsumatorëve, ky departament ka zgjidhur 142 ankesa.
“Duhet të theksohet se me rastin e analizimit të këtyre ankesave janë vërejtur shumë mangësi në proceset e përgatitura nga punëtorët e KEK-ut”, thuhet në këtë raport.
Raporti paraqet edhe legjislacionin dhe rregullat e miratuara për prodhimin e energjisë alternative dhe zhvillimin e infrastrukturës për furnizim me gaz natyror.
“Perspektiva e zhvillimit të infrastrukturës dhe furnizimit me gaz natyror në Kosovë është vlerësuar si mundësi reale për vitet në vijim”, thuhet në raport.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori