Importet e energjisë elektrike i kushtuan 211 milionë euro gjatë vitit 2008, shifër kjo absolutisht më e larta e regjistruar ndonjëherë, njoftoi Qendra Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, ACIT, në raportin vjetor. Nga këto para, 52 për qind ikën në Serbi, një vend që nuk është eksportues neto i energjisë elektrike, 36 për qind përfunduan në Zvicër, ndërsa pjesa tjetër në vende të tjera.
Importet e energjisë elektrike qenë më të shtrenjtat të shënuara ndonjëherë. Çdo kilovat, nga 2.4 miliardë të tillë të importuara në 2008-ën, kushtoi 10.5 lekë. Shpenzimet për energji importi qenë 16 për qind më të larta sesa në vitin 2007 dhe ato u importuan përgjatë të gjithë vitit.
Një pjesë e konsiderueshme e energjisë së importuar u klasifikua si "humbje në rrjet", një term që nënkupton vjedhjet. Vjedhjet e energjisë elektrike rriten në raport të drejtë me sasinë e energjisë së futur në rrjet.
Gjatë vitit të kaluar, 2.1 miliardë nga 6.6 miliardë kilovat të furnizuara gjithsej, u vodhën ose humbën në rrjet. Humbjet u rritën me 10 për qind, pavarësisht deklarimeve të shumëfishta të autoriteteve për reduktim të vjedhjeve apo spektakleve të ofruara me prerje telash. Importet e vitit të kaluar përbëjnë 75 për qind të të ardhurave të KESH-it.
Shqipëria ka shpenzuar afërsisht 400 milionë euro gjatë dy viteve të fundit për të blerë energjinë e konsumuar. Sa për krahasim, termocentrali që po ndërtohet në Vlorë ka fuqi të instaluar 93 MW dhe po kushton rreth 100 milionë euro. Në rast se paratë e shpenzuara për import do të përdoreshin për ndërtim termocentralesh, Shqipëria do të kishte të gjithë energjinë e nevojshme.
Importet e energjisë elektrike kanë ndihmuar në thellimin e deficitit tregtar dhe deficitit të llogarisë korrente të vendit. /shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh