Të paktën 100 persona janë identifikuar gjatë kontrolleve të rrepta të policisë së Shtetit të cilët kishin hyrë në vendin tonë ditët e fundit nga Italia dhe vende të tjera të prekura nga Coronavirusi dhe nuk ishin vetizoluar.
Policia e Shtetit prej orëve të pasdites së djeshme ka dalë në terren e pajisur me maska dhe me disa blloqe me emrat e personave që kanë hyrë në Shqipëri dy javët e fundit.
Sipas policisë personat në fjalë janë gjetur në Tiranë, Durrës, Fier dhe në Shkodër në makina dhe kafene. Ata janë shoqëruar nga policia në shtëpi dhe janë këshilluar që të mos dalin.
Edhe kryeministri Edi Rama tha ditën e djeshme se këto kontrolle do të vijojnë, madje ai shtoi se kushdo që nuk do të bindet do të marrë një gjobë prej 5 mijë eurosh.
Ndërsa Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është shprehur se duhen ndaluar të gjitha automjetet me targa të huaja në mënyrë që të bëhet kontrolli i tyre se kur kanë hyrë në Shqipëri
“Normalisht makinat duhet të kontrollohen të gjitha pa përjashtim dhe nëse konstatoni shtetas që 15 ditëshin e fundit kanë ardhur sidomos nga Italia, duhet t’i bëjmë të qartë se duhet të vetëkarantinohen dhe duhet të shkëmbeni numrin e telefonit dhe të telefonojnë te 127 për çdo problematikë. Makinat duhet të ndalohen të gjitha pa përjashtim, jo me përzgjedhje. Kjo punë do vazhdojë sot deri në 12 dhe nesër do të rinisë sërish në 5:30 të mëngjesit. Nesër do të sjellim dhe tabletat që do të keni të gjitha të dhënat. Grupet e FNSH për rastet e rezistencës”, tha Veliu.
Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bardhyl Kollçaku tha se dalja e ushtrisë në do të jetë në mbështetje të Policisë së Shtetit për të kontrolluar apo sensibilizuar qytetarët.
“Detyrat e FA-ve në këto moment janë që të jenë në mbështetje të policisë së shtetit për të kontrolluar, sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi për t’i detyruar të vetëkarantinohen. Do të vazhdojnë për aq kohë sa është e nevojshme. Planet tona janë fleksibël. Aktualisht shtrihen dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ka një plan të detajuar”, tha Kollçaku. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fetoshi nga “Octopus”: Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Qeveria e RMV-së miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare