LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic: Nuk vlej aq sa Barca pagoi

Ibrahimovic: Nuk vlej aq sa Barca pagoi

Ish-sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, nuk mund të besojë çmimin të cilin Barcelona e pagoi për të.

Barcelona raportohet se ka paguar rreth 50 milionë euro si dhe ka lejuar sulmuesin Samuel Eto’o të lëvizë në drejtim të kundërt, për të marrë shërbimet e suedezit.

“Asnjë lojtar nuk vlen për aq para sa klubet paguajnë sot. Faji është te mediat të cilët iu lënë disa çmime të dallueshme njerëzve, por madje as edhe Diego Maradona nuk ka vlejtur aq. Sidoqoftë, kështu është tregu tash dhe duhet ta pranojmë”, ka shtuar suedezi.