LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic befason të gjithë, afër transferimit në Bundesliga

Ibrahimovic befason të gjithë, afër transferimit në Bundesliga

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester United.

Sulmuesit suedez do t’i skadojë kontrata në fund të këtij muaji dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Angli, Azi ose Amerikë.


‘Ibracadabra’ do të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit evropian.

Suedezi është duke u kërkuar me ngulm nga ekipi gjerman Borussia Dortmund.

Ibra shihet si zëvendësimi adekuat i sulmuesit afrikan Pierre Emerick Aubameyang që do të largohet nga verdhezinjtë.

Mediat gjermane kanë shkruar se Ibrahimovic është i interesuar të luajë në Dortmund shkaku i tifozëve të mrekullueshëm që ka ekipi gjerman.

Gjithsesi Dortmund nuk do të mundet t’i ofrojë pagë si të Unitedit, mirëpo disa vite më parë suedezi i kishte premtuar Jurgen Kloppit se do të luante një ditë për Borussian.

Në rast transferimi në Dortmund, Ibrahimovic do të bëhej ndër futbollistët e radhë që do të luante në top pesë ligat evropiane si Serie A, La Liga, Ligue 1, Premier League dhe Bundesliga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori