LAJMI I FUNDIT:

Ibra: Të ardhmen time e shoh tek Inter, por…

Ibra: Të ardhmen time e shoh tek Inter, por…

Zlatan Ibrahimovic, i cili aktualisht gjendet në pushime, nuk brengoset shumë për sezonin e ri, përkundër se gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona, dëshirojnë ta transferojnë atë nga Giuseppe Meazza.

“Argëtohem kur lexoj se një ditë jam në Madrid, pastaj në Barcelonë ose në Londër (te Chelsea). E vërteta është se tani për tani e ardhmja ime është Interi”.

“Mirëpo gjithçka mund të ndodhë. Askush nuk mund ta garantojë të ardhmen, megjtihatë tani ekziston vetëm Interi”, ka thënë Ibra për gazetën suedeze “Expressen”.