LAJMI I FUNDIT:

Ibra: Jam lojtar i ri te Barca

Ibra: Jam lojtar i ri te Barca

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, thotë se ndihet si lojtar i ri në Camp Nou dhe nuk ngutet që ta shfaqë formën e tij më të mirë duke qenë se sapo është kthyer nga lëndimi.

“Unë jam lojtar i ri, mirëpo nuk dëshiroj të ngutem, sepse ende nuk kam luajtur sa duhet që nga rikthimi prej lëndimit”, tha Ibrahimovic për “Sport”.

Në debutimin e tij në La Liga, boshnjaku me pasaportë suedeze u shënua në listën e golashënuesve, megjithatë për të është e rëndësishme që “të gjejë ritmin e lojës dhe të mësojë sistemin e Barcelonës”.