LAJMI I FUNDIT:

Ibër- Lepenci përballon furnizimin me ujë të TC, Kosova e Re

Ibër- Lepenci përballon furnizimin me ujë të TC, Kosova e Re

Në organizim të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, Zyrës së Projektit PATEL dhe kompanisë Ibër-Lepenci, sot në MEM është mbajtur takimi me temën “Furnizimi i qëndrueshëm i sektorit të energjisë me ujë”.

Të ftuar në këtë takim ishin të gjitha institucionet që tangojnë këtë fushë si Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Zyra e Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina, si dhe organizatat tjera dhe donatorët aktiv në Kosovë si Banka Botërore, Komisioni Evropian, USAID, KfW etj.

Në takim është prezantuar kërkesa e sektorit të energjisë për ujë si dhe propozim projektet e kompanisë Ibër-Lepenci për të rritur kapacitetet dhe sigurinë e furnizimit me ujë.

Gjatë këtij takimi u konkludua se kapacitet aktuale ujore të kanalit të Ibrit janë të mjaftueshme për furnizim me ujë të termocentralit të ri “Kosova e Re”, por nevojitet rehabilitimi i sistemit ekzistues të Ibrit si dhe ndërtimi i një basenit rezervë (15 ditorë) që do të garantonte furnizim të pandërprerë me ujë.


Të pranishmit konstatuan se nevojitet një strategji gjithëpërfshirëse për ujërat dhe kjo duhet të bëhet nga institucionet përgjegjëse sektoriale si dhe u përkrah realizimi i propozim projektit të Lepencit, projekt i cili paraprakisht kërkon rifreskimin e studim të fizibilitetit që daton nga vitet e 80-ta e që do të bëhet në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm.

Për realizimin e këtyre projekteve Banka Botërore dhe Komisioni Evropian edhe më herët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbështetur këto aktivitete. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori