LAJMI I FUNDIT:

Iaquinta i gatshëm të shënojë kundër Gjeorgjisë

Iaquinta i gatshëm të shënojë kundër Gjeorgjisë

Sulmuesi italian Vincenzo Iaquinta është i gatshëm ta ndëshkojë Gjeorgjinë në ndeshjen e të shtunës mbrëma në Tbilisi, ku pritet që sulmuesi i Juventusit të startojë në sulm me Giuseppe Rossin.

“Gjithmonë jam ndier si startues i rregullt në këtë ekip. Unë jam i këtillë, asnjëherë nuk heq dorë, as atëherë kur duhet të qëndroj në stol”.

“Unë luaj mirë krahas Rossit dhe ky është shansi im i madh. Duhet t’i krijoj vetë shanset e mia”, ka thënë Iaquinta për “Il Corriere Dello Sport”.