LAJMI I FUNDIT:

Ian Wright i tregon Ten Hagut tri pozitat që duhet t’i përforcojë te Man Utd

Ian Wright i tregon Ten Hagut tri pozitat që duhet t’i përforcojë te Man Utd

Legjenda angleze, Ian Wright ka identifikuar tre fusha ku Manchester Unitedi mund të forcohet pas mbylljes së sezonit dhe hapjes së afatit kalimtar të verës.

Deri më tani, Erik ten Hag ka rekrutuar gjithsej nëntë lojtarë që nga ardhja e tij. Christian Eriksen, Lisandro Martinez, Casemiro, Antony, Tyrell Malacia dhe Martin Dubravka u sollën verën e kaluar për të përmirësuar gjërat në fushë.

Dhe në janar, klubi nga Old Trafford siguroi tre nënshkrime huazimi; Wout Weghorst, Marcel Sabitzer dhe Jack Butland.


Ten Hag gati për të lejuar largimin e gjashtë yjeve nga Man Utd
Lexo po ashtu Ten Hag gati për të lejuar largimin e gjashtë yjeve nga Man Utd

Për Unitedin, ka pasur periudha premtuese gjatë gjithë sezonit, me fitore të dukshme kundër Barcelonës, Manchester Cityt dhe së fundmi Newcastle United në finalen e Carabao Cup.

Por, ka ende vend për përmirësim, dhe ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Anglisë, Ian Wright mendon se Unitedi duhet të mbështesë menaxherin Ten Hag me nënshkrime të mëtejshme në afatin kalimtar të verës.

“Ten Hag duhet të marrë gjithçka që i nevojitet për të bërë punën e tij mirë dhe për të luajtur futbollin që dëshiron të luajë”, ka thënë fillimisht 59-vjeçari anglez.

“Për atë që ka bërë në Manchester United këtë sezon, ai e meriton këtë”.

“Unë ende nuk mendoj se krahu i djathtë i ekipit po funksionon tani. Ju keni Sancho dhe Antony të cilët janë të aftë të bëjnë gjëra të pabesueshme”.

Vendimi i Man Utd për të zëvendësuar Ronaldon me Weghorst cilësohet si njëri nga më të këqijtë në historinë e futbollit
Lexo po ashtu Vendimi i Man Utd për të zëvendësuar Ronaldon me Weghorst cilësohet si njëri nga më të këqijtë në historinë e futbollit

“Mezi pres që Erik ten Hag të marrë mbrojtësin e djathtë që dëshiron dhe numrin 9 që dëshiron. Në një fazë duhet të bëhet diçka për portierin De Gea”.

“Dua t’i shoh të gjitha ato gjëra përpara se të gjykoj shumë Erik ten Hag”, përfundoi Wright. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori