LAJMI I FUNDIT:

I burgosuri që bën jetë luksoze prapa grilave (Foto)

I burgosuri që bën jetë luksoze prapa grilave (Foto)

Në burgun e kategorisë B, në Mançester të Anglisë, një burrë i dënuar për vjedhje po bën jetë luksi, me gjëra që ndalohen nëpër qeli.

Warren Tevlin ka treguar në llogaritë në rrjete sociale, televizionin e sheshtë, disa palë atlete dhe shumë gjëra ushqimore.

Burri 32-vjeçar e ka postuar në Snapchat një fotografi, ku ka shkruar: “Pak ‘X Factor’ në shtrat pse jo”.

Sipas The Sun, ai i ka plasuar fotografitë nga iPhone 6, teksa në dhomë, krahas atleteve të shtrenjta, ka edhe papuçe Gucci, që kushtojnë mbi 150 euro, transmeton Telegrafi.


Më herët Tavlin kishte plasuar në Facebook dyshekët e blerë në Egjipt, të cilat më shumë janë për një hotel luksoz sesa për një qeli burgu.

Me të raportuar rastin, Facebooku e ka mbyllur llogarinë e tij. Ndërsa, autoritetet e burgut po bëjnë hetime se si i ka marrë ky i burgosur tërë këto gjëra. /Telegrafi/