LAJMI I FUNDIT:

Hyka: Shanset që të luaj te Palermo janë 50 me 50

Hyka: Shanset që të luaj te Palermo janë 50 me 50

Skuadra e Palermos është e interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar Jahmir Hyka, përkundër sezonit jo të mirë që kaloi me skuadrën e tij aktuale, Mainz, që bën gara në Bundesliga 2.

“Kam biseduar me menaxherin tim, i cili më ka bërë të ditur se Palermo më kërkon”,

“Për mua do të ishte një ëndërr të luaja me ketë skuadër. Do të më pëlqente të luaja në elitën e futbollit italian. Di edhe se presidenti i sicilianëve, Zamparini, është një njeri për së mbari”.

“Shanset që të luaj te Palermo janë 50 me 50. Menaxheri im më tha se mund të gjendet një akord. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë biseduar me Mainzin dhe do të isha i lumtur nëse ata do të arrinin marrëveshjen”, është cituar Hyka nga “Top Channel”.