LAJMI I FUNDIT:

Huntelaar: Dua ta mposht Realin

Huntelaar: Dua ta mposht Realin

Sulmuesi i Milant, Klaas-Jan Huntelaar, është i gatshëm t’i hakmerret ish-skuadrës së tij Real Madrid, kur dy skuadrat do të përballen në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

“E di se ndeshja do të luhet në tetor. Do të luajmë kundër Realit dhe do të ishte madhështore po ta vendosja nënshkrimin tim në atë përballje”.

“Brenda gjashtë muajsh kam pasur tre trajnerë dhe tre presidentë. Shënova tetë herë në Spanjë sezonin që shkoi dhe isha sulmuesi më i mirë gjatë asaj periudhe. Reali pagoi 27 milionë euro për mua, por prapëseprapë më shitën”, ka treguar holandezi për Ilsussidiario.net.