LAJMI I FUNDIT:

Humbja ndaj Barcelonës ende i djeg Lampardit

Humbja ndaj Barcelonës ende i djeg Lampardit

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, thotë se mënyra e eliminimit në Ligën e Kampionëve të sezonit të kaluar, ende djeg.

“Ende jam i mërzitur për Barcelonën pasi ata e tepruan duke luajtur me dorë. Mënyra se si ne luanim në mbrojtje në fund të sezonit, mendoj se ishim shembull në Evropë me Guus Hiddink. Është për keqardhje ajo që na ndodhi, por duhet të jemi burra dhe të vazhdojmë”.

“Kur u eliminuam, e kisha në kokë të mos e shikoja finalen, por nuk munda. Ishte një paraqitje fantastike e Barcelonës kundër Manchester United dhe ata e merituan fitoren në fund”, ka thënë anglezi.