LAJMI I FUNDIT:

Huawei Glory 6 Plus del në dhjetor

Huawei Glory 6 Plus del në dhjetor

Në mesin e pajisjeve të reja mobile që është përfolur së fundmi është telefoni më i ri i prodhuesit kinez, Huawei Glory 6 Plus, që thuhet se do të jetë një model i avancuar i telefonit dhe i cili do të lansohet së shpejti.

Sipas thashethemeve, kostoja e telefonit do të sillet deri në 537 dollarë, që është një kosto e lartë kur dihet se në Kinë, tregu po dominohet nga modelet e avancuara por edhe të lira të rivalit Xiaomi.

Sipas aplikacionit për krahasimin e telefonave, Ludashi, Glory 6 Plus do ta sjell ekranin me 5.5” në 1080p, procesorin 1.8GHz octa-core Kirin 925, 3GB RAM, dhe dy kamera me nga 8 mega-piksel në të dyja anët e pajisjes.

Huawei tashmë është duke u lavdëruar për telefonin e saj që sjell procesorin octa-core që e mbështet rrjetin LTE Cat 6. (Telegrafi)