LAJMI I FUNDIT:

Huawei Ascend P8 vjen me 18 prill

Huawei Ascend P8 vjen me 18 prill

Huawei ka dërguar ftesat për një ngjarje mediale të cilën do ta mbajë më 15 prill. Edhe pse nuk e ka dhënë arsyen kryesore për këtë ngjarje, besohet se ata do ta prezantojë modelin e tyre më të ri të telefonit, Huawei P8.

Huawei P8 thuhet se do të vijë me ekranin prej 5,2 inç me një rezolucion Full HD në 1902 x 1080 piksel, dhe pajisja është e thënë se do të vijë me procesorin e kompanisë – Kirin 930.

Karakteristikat e tjera të Huawei P8 përfshijnë edhe 3GB RAM dhe një zgjedhje e opsioneve për hapësirën e brendshme, si dhe kamerën kryesore me 13MP.

Telefoni i ri pritet të lëshohet me Android 5,0 Lollipop dhe baterinë me 2600mAh. (Telegrafi)