LAJMI I FUNDIT:

HTC Hima, “përbindëshi” i ri në Android që vjen në mars 2015

HTC Hima, “përbindëshi” i ri në Android që vjen në mars 2015

Pas një raporti të detajuar për karakteristikat e pasaardhësit të HTC One (M8) të cilit deri më tani i janë referuar si HTC One (M9), një burim i besueshëm i cili postuar informacione të sakta për pajisjet e HTC në të kaluarën, tani ka ndarë më shumë detaje në lidhje me atë që duket si një përbindësh i ri në sistemin operativ Android që vjen nga prodhuesi tajvanez. Ose që do të vijë në treg në disa muajt e ardhshëm.

Sipas @upleaks, HTC është duke punuar në një model të ri të telefonit të mençur me ekran prej 5 inç, të cilin kompania e ka quajtur "Hima", dhe të cilin thuhet se HTC do ta nis në mars të 2015 tek të gjithë operatorët e mëdhenj mobil në SHBA.

Karakteristikat e HTC Hima thuhet se do të përfshijnë ekranin në 5-inç Full HD, procesorin Qualcomm Snapdragon 810 SoC me 2.0GHz quad-core dhe 1.5GHz quad-core, 3GB RAM, kamerë prej 20.7MP në anën e pasme, kamerë me 13MP apo UltraPixel në pjesën e përparme, mbështetjen për VoLTE/CA/LTE Cat. 6, baterinë me 2,840 mAh dhe Android 5.0 Lollipop me HTC Sense 7.0 të ndërtuar mbi të.

Nuk është e qartë nëse modelet Hima dhe One (M9) janë të lidhura në ndonjë mënyrë, ndërsa @upleaks ka shtuar më tej se këtë model të ri të telefonit do ta përcjell edhe Hima Ace që ësht që është një menduar të jetë një version më i përballueshëm për nga çmimi sesa HTC Hima.


Në fund, @upleaks ka thënë se në MWC 2015 që do të mbahet nga 2 marsi deri në 5 mars 2015 në Barcelonë, HTC pritet të zbulojë edhe disa modele të reja të linjës Desire. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Motorola G85 arrin

Motorola G85 arrin "në heshtje" në Evropë

Teknologji
Samsung Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6 çojnë Galaxy AI në nivele të reja

Samsung Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6 çojnë Galaxy AI në nivele të reja

Teknologji
Kalo në kategori