Anëtari i Kryesisë dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se partia e tij distancohet dhe është qartazi kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai mohon që kjo të jetë edhe agjenda e Presidentit Thaçi sikundër në vijimësi është akuzuar nga Kurti dhe Haradinaj.
Këta të fundit sipas tij i kanë fryrë fort kësaj teze pasi kanë dashur ti ikin dialogut me Serbinë dhe të mos marrin përgjegjësi.
“Ne si PDK kemi qenë të qartë, shkëmbimi territorial nuk është një zgjidhje. Në 2020 kjo nuk është agjendë as e presidentit Thaçi dhe e askujt në Kosovë. Por të gjithë ata që i frikësohen dialogut, nuk kanë pasur guxim të marrin përgjegjësi për dialog, qoftë aktualisht kryeministri Kurti apo në të kaluarën kryeministri Haradinaj, me pretekstin se epilogu mund të jetë kjo, kanë bërë përpjekje t’i ikin dialogut. Qasja jonë është që ne do të duhet të dialogojmë me Serbinë, do të duhet të negociojmë më të mirën e mundshme për Kosovën, të shohim cili do të jetë rezultati final i marrëveshjes dhe pastaj i takon Kuvendit të Kosovës ti thotë po apo jo një marrëveshje të tillë. Por promovimi i frikës si politikë në raport me dialogun e ka dëmtuar shumë Kosovën”, ka deklaruar Hoxhaj, në Rtv Ora.
Duke e konsideruar Kosovën sovrane dhe të pavarur një trashëgimi politike të PDK, Hoxhaj është i prerë kur thotë se shtetndërtimi i Kosovës duhet të përmbyllet me kufijtë dhe territorin 2008.
“Qëndrimi jonë ka qenë i qartë në 2018, duhet të përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës me këta kufij, këtë territor që e kemi filluar në 2008. Është trashëgimi politike e PDK, Kosova sovrane dhe e pavarur. Është në interes të Kosovës që dialogu Kosovë-Serbi të afatizohet, të ketë pritje të matshme, ta nënshkruajmë një marrëveshje dhe të mos blejmë kohë. Arritjet e vonuara të një vendi nuk janë arritje. Nëse Kosova do të anëtarësohet në OKB pas 20 vite të shpalljes së pavarësisë nuk do të ishte ndonjë arritje e mirëfilltë. Nëse marrëveshja nuk është e mirë nuk do të thotë që duhet ta pranojmë. Por dialogu Kosovë-Serbi është si një lloj fundi i historisë së armiqësisë mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan”, ka thënë ai. /RtvOra/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!